Skip to content

E FUNDIT/ Ndërron jetë 71 vjeçari me koronavirus tek Sanatoriumi

1587223199 koronavirus1

Një 71 vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë një ditë më parë nga koronavirusi.

Siç raporton gazetarja Ajgena Korbi, burri ka qenë i intubuar tek spitali “Shefqet Ndroqi” dhe ka patur sëmundje të tjera shoqëruese.

I moshuari kishte të paktën pesë ditë që ndodhej i intubuar tek spitali në fjalë dhe gjendja i është rënduar gjatë orëve të fundit duke bërë që mjekët të mos kenë asnjë mundësi.

Mesditën e sotme dalin të dhënat e rifreskuara të ISHP mbi të prekurit dhe ata që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi dhe mbetet për t’u parë nëse do të kategorizohet si viktimë e virusit apo sëmundjeve të tjera shoqëruese siç ka ndodhur me pesë shkodranë gjatë javëve të fundit.