Ka fituar betejën me koronavirusin një tjetër infermier shqiptar, duke e çuar në 42 numrin total të të shëruarve në radhët e personelit shëndetësor.
Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se ky është një lajm që na gëzon pa masë.
Mesazhi i Manastirliut:
Çdo mjek dhe infermier që e fiton betejën individuale me virusin e rrezikshëm është një lajm që më gëzon pa masë!
Edhe 1⃣ infermier është shëruar nga #COVID19, mes 11 të shëruarve të 24 orëve të fundit
Janë 4⃣2⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19
Deri tani janë 3⃣5⃣6⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19
#FORCA
