Skip to content

Nafta mbulon lumin Gjanicë/ Ndotja u shkaktua nga njëra prej kompanive që operojnë në Fier

Edhe pse u investuan miliona lekë nga qeveria për reabilitimin e lumit Gjanicë, fenomeni i ndotjes është rikthyer sërish.

Një sasi e madhe nafte është derdhur nga kompanitë naftënxjerrëse duke shkaktuar ndotje të lartë përgjatë gjithë shtratit të lumit.

Kjo ka bërë, që uji të marrë ngjyrën e naftës duke dëmtuar rëndë ekosistemin si dhe gjallesat.

Ende nuk dihet se cila nga kompanitë që operon në zonë është përgjegjëse për situatën.

Ndërsa Inspektoriati Rajonal i Mjedisit prej dy ditësh ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen.

NAFTA MBULON LUMIN GJANICE

NDOTJA U SHKAKTUA NGA NJERA PREJ KOMPANIVE QE OPEROJNE NE FIER