Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar disa këshilla se çfarë duhet të bëjmë apo të mos bëjmë, që na ndihmojnë për vendosjen e maskës në mënyrë të sigurt.
Maska është rekomanduar nga ekspertë shqiptarë të përdoret tashmë që masat shtrënguese po lehtësohen,, pasi nga studimet e reja, virusi qëndron në ajër, nga 30 minuta deri në 2 ose 3 orë.
94488228_240058767359361_6938036388377919488_n
“Por, mos harroni se maskat vetëm nuk mund t’ju mbrojnë nga #COVIDー19. Sigurohuni për ndjekjen e udhëzimeve të #DistancimitShoqëror, lani duart 
shpesh dhe tërësisht, madje edhe teksa keni vendosur një maskë
”, shkruan OBSH.

Për të moshuarit mbi 60 vjeç dhe njerëzit me
gjendje shoqëruese shëndetësore, është jetësore të:
Kontrolloheni për simptomat e zakonshme
Mbani të informuar famijen/miqtë tuaj në rast se keni nevojë për ndihmë
Kërkoni menjëherë shërbim të kujdesit shëndetësor, nëse hasni vështirësi me frymëmarrjen. Telefononi
më parë, nëse është e mundur, thekson OBSH.
