Skip to content

“Mblidheni mendjen top, derisa të dalë…”, Rama: Mësohuni pa takime me njerëz!

Kryeministri Edi Rama zbardhi sot diskutimet në qeveri duke thënë se faza e dytë e hapjes nuk do të jetë si në vendet e tjera.

Ai u shpreh se virusi nuk ikën pavarësisht izolimit, por nëse popullata del masivisht ajo është e ekspozuar.

“Mblidheni mendjen top, derisa të dalë vaksina duhet të jemi të vëmendshëm që të mos goditemi. Mësohuni pa takime dhe vizita tek njëri tjetri. Ne do të hapim me kujdes dhe kudo, por jo njësoj dhe njëkohësisht. Po ta shohim sot bilancin e Shqipërisë, ne hymë në grupin e vendeve më të suksesshme” – tha ai.