Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë normalitet deri në daljen e vaksinës, ndaj sipas tij “ nuk duhet të shkelin më në shtëpitë e njëri-tjetrit, pa u zhdukur ky virus”
“Faza dy e luftës me COVID do jetë më e ndryshme taktikisht nga shumë vende të tjera. Virusi nuk ikën kur ne rrimë mbyllur, thjesht nuk na vret dot. Ai është aty, mbrapa derës. Sa dalim nga dera, jemi të ekspozuar. Deri kur të dalë vaksina, duhet të jemi të vëmendshëm, që të mos goditemi. Deri në daljen e vaksinës, normaliteti ynë nuk do të jetë si më parë. Për të ruajtur veten dhe të tjerët nuk duhet të shkelim më në shtëpitë e njëri-tjetrit, pa u zhdukur ky virus”, tha Rama. Kreu i qeverisë deklaroi se hapja nuk do jetë e njëjtë në çdo qytet. Sipas tij, ata me risk të ulet do hapen më shpejt se qytetet me riks të lartë.
“Do hapemi kudo, por jo njësoj. Në Gjirokastër dhe Dibër mund të hapemi, por në një zonë si Kruja që është vatër aktualisht, nuk do hapemi direkt. E njëjta gjë edhe për qytetet me dendësi të madhe popullsie. Zonat me riks të ulet, nuk do rrinë të mbyllura si zonat me risk të lartë. As fashat orare nuk do jenë njëlloj si zonat me riks të ulët dhe ato me riks të lartë”, tha Rama.
