Skip to content

29 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar me COVID-19 në vend 29 persona.

Nga dita e djeshme numri i të infektuarve është rritur me 4, ndërkohë që shtohet edhe numri i të infektuarve në Tiranë.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë, në kryeqytet janë konfirmuar 13 persona me koronavirus, por situata është nën kontroll, pasi të gjithë të infektuarit ndodhen në një burg.