Pesëdhjetë punonjës të një masonerie në Korçë në mëngjesin e sotëm protestuan përpara drejtorisë së tatimeve sepse ju është refuzuar paga e luftës.
Ata janë revoltuar, pasi u lajmëruan nga pronari i tyre për mospërfitimin e pagës së luftës.
Të gjithë u mblodhën përpara drejtorisë së tatimeve në Korçë duke protestuar pasi nuk përballojnë dot jetesën ne kushtet e pandemisë por edhe pasi të ardhurat e tyre të vetme janë pikërisht nga kjo fasoneri. Ata thonë se janë hequr nga puna para datës 10 dhe pronari ju ka hequr sigurimet.
