Autoritetet shqiptare po monitorojnë me kujdes të madh gjendjen e 13 të burgosurve në Burgun 313, të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19. Pavarësisht situatës së krijuar, deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim nëse të burgosurit e prekur do të mbahen në ambientet e godinës apo do të dërgohen në spital.
Kjo gjë do të përcaktohet në varësi të situatës shëndetësore të tyre. Ndërkohë që autoritetet e burgut, kanë shtuar masat e sigurisë, ndërsa dje nuk akne munguar protestat nga ana e të burgosurve, të shqetësuar për këtë gjendje.
I pari që rezultoi me COVID-19 ishte i burgosur italian me inicialet G.C, arrestuar në vitin 2018 nga RENEA në Durrës.
Ai u karantina dhe mbahet në një qeli veçmas, por duket se kontakti me të burgosurit e tjerë ka bërë që të infektohen edhe 13 persona të tjerë.
