Julian Gjaci, aktori i ri nga Mirdita që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 10 ditësh është i infektuar nga koronavirusi, ndaj ka vendosur të tregojë për vuajtjet e tij në këto 10 ditë. Ai thotë se “ky mikrobi kinez” të futet në trup si njësi speciale, ndërsa janë dashur vetëm dy ditë që të paralizohej dhe të kishte vështirësi në të ecur.
Gjaci shprehet se nuk mjaftonin as 10 batanije për të shuar të drisdhurat që kishte në trup, ndërsa temperatura e lartë ishte konstante, ndërkohë që ka patur edhe probleme me mushkëritë.
7 ditë ka ndenjur në shtëpi, por ditën e tetë nuk ka mundur të rezistojë më, duke u shtruar në spital, por falë programit të COVID-19 të qeverisë amerikane dhe ilaçeve të mira, ai ka arritur të “bëhet sërish njeri” në 3 ditë.
Në fund edhe një sharje për ata që i quan fajtorë, kinezët… “Hajde kinez, ku t’i kesh”.
Postimi i Julian Gjacit:
Pershendetje familar e shok e miq qe sot e disa dit jeni shqetsu per shendetin Tim. Dita 10 i infektuar me Korona Virus.
Jo nga kjo korona qe thon e kam kalu n shkurt kur ju pati dal nje nishan ne ball. Por kjo tjetra, ky mikrobi Kinez he kina nanen Krejt kines.
Ky te futet ne trup si njesi speciale, per dy dit me ka paralizu, me ka errsu syt Edhe dy mushkrit mi ka shpall me pneumoni.
Temperatura e lart konstant, dhimbja Krejt trupi koka, kolla, te dridhurat Edhe pse me 10 batanije. 7 dit kam nejt n shpi.
Se di kush tjeter do kish duru ket per 7 dit, diten e 8 jam dorzu me m shit per hekur. I dehidratum dhe me mushkrit n skaner si plak 100 vjec.
Per fat esht programi i Covid 19 nga qeveria amerikane, qendra te ngritura nga ekspertet me te mir dhe ilacet me te mir. Sot esht dita tret, vetem 3 dit mu desh me u cu me u ba njeri e me sha Kinezt me rob.
Po kjo esht histori tjeter Se do jau lej amanet dhe femijeve te mi. Se kam dit Se do ja dal . Po paska qen buk e djath, Hajde kinez Ku ti kesh. /e.s/
