Skip to content

E treta, e vërteta/ Këshilli Bashkiak voton kryebashkiaken e re, ja kush do e drejtojë Durrësin

Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje emergjence me mjetet e komunikimit elektronik ku ka marrë disa vendime të rëndësishme. Fillimisht ky këshill ka miratuar caktimin e një prej zv/kryetarëve të Bashkisë së Durrësit, e pikërisht të znj. Emirjana Sako, për kryerjen e funksioneve të kryetarit të kësaj bashkie për shkak të dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfaj.

Emirjana Sako u propozua nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet. Tashmë Sako është kryetare e Bashkisë së Durrësit.

Vetë Dako nuk duket edhe aq “jashtë loje”, përderisa në drejtim të Bashkisë së Durrësit, qoftë edhe si të komanduar janë sërish individë me lidhje me të forta me të. Varfaj e mbajti detyrën deri pak kohë më parë kur në media doli lajmi se kishte lënë firmën të komanduar tek një tjetër zëvendës, që ka të njëjtin mbiemër si kryetarja e zgjedhur në qershorin e 2019, por që nuk ka lidhje farefisnore me të.