Eriola Muka është larguar nga detyra e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol. Lajmin raportohet sipas burimeve të Ora Neës dhe pretendohet se Mukës i është komunikuar disa më parë ky vend. Shkak i këtij largimi është bërë dështimi i kësaj kompanie në shitjen e 118 mijë tonë naftë.
Muka ka marrë detyrën rreth gjashtë muaj më parë pasi zëvendësoi Dritan Spahiun. Ndërsa mësohet se këtë detyrë të re mund ta mrrë ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Gent Gazheli, është një nga emrat e propozuar për të marrë këtë detyrë. Më parë Gazheli ka mbajtur detyrën dhe të Drejtorit të Agjencisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në Shqipëri.
Pas emërimit të Belinda Ballukut në krye të Ministrisë së Energjetikës në Albpetrol janë ndryshuar 3 Drejtorë të cilët nuk kanë mundur të mbajnë mandatin më shumë se 8 muaj. Vendimi i parë ishte largimi i drejtorit Kastriot Bejtaj. Në vend të tij në muajin mars u ngjit Dritan Spahiu.
