Skip to content

I palodhur në shërbim të pacientëve: “Ky është mjeku që ka respektin e të gjithëve”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka postuar një mesazh mirënjohjeje për mjekun dhe profesorin Tritan Kalo.

Në postimin e saj, Manastirliu thotë se Kalo që nga dita e parë e epidemisë është çdo ditë mes pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Duke shtuar se mjeku punon i palodhur në shërbim të pacientëve, Manastirliu shton se Tritan Kalo ka mirënjohjen e pacientëve të tij dhe respektin e të gjithëve.

Postimi i plotë:

Prof. Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi, por #COVID19 është e pazakontë edhe për të. Që nga dita e parë e epidemisë, prof. Kalo është çdo ditë mes pacientëve të prekur nga #COVID19, i palodhur në shërbim të tyre me përkushtim e profesionalizëm.

Doktori ka mirënjohjen e pacientëve të tij por edhe respektin e thellë nga të gjithë ne për forcën dhe energjinë me të cilën prof. Kalo dhe i gjithë stafi i infektivit po e përballon këtë situatë

#MëTëFortë #Bashkë

Prof. Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi, por #COVID19 është e pazakontë edhe për të. Që nga dita e parë e epidemisë,…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Freitag, 24. April 2020