Skip to content

Rama i përgjigjet opozitës: Nuk bëhen teste Kap ça të Kapësh, por baza është gjurmimi

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish opozitës që ka kërkuar vazhdimisht të shtohet sa më shumë numri i testeve.

Kreu i qeverisë mori si shembull Gjermaninë, e u shpreh se nuk bëhen teste “KÇK: (Kap ça të Kapësh), por baza është gjurmimi.

“Strategjia e testeve është e saktë. Le të thonë ç’të duan ekspertët e 7+7 42. Gjermania nuk teston persona asimptomatik. Nuk nxjerr tampone rrugë për të bërë teste KCK, ka të njëjtin sistem dhe ndjek gjurmët. Niset nga persona që kanë simptoma, jo nga të tjetër.

Kështu që nuk është çështje “bëni më shumë teste”. Sot mund të më bëni mua testin, mund të jem COVID, por virusi është në fazë inkubatore. Nëse nuk sillem sikur kam COVID mund të vrasë të tjerë. Po nesër mund të dal pozitiv, por nesër do ma bëjnë prapë testin. Është një idiotësi”, tha Rama.