Skip to content

Në koma për shkak të COVID-19, zgjohet dhe merr vesh se pret binjakë

Një grua shtatzënë irlandeze u zgjua nga koma për të zbuluar se ajo po priste jo një fëmijë, por binjakë. Danielle Martin, 32 vjeçe nga Belfasti, ishte nënë javë shtatzënë kur u dërgua me urgjencë në spital, pasi kishte probleme të mëdha me frymëmarrjen.

Ajo u diagnostikua me pneumoni, por më pas niveli i oksigjenit ra dhe kaloi në koma. Danielle. Mjekët i thanë të shoqit se gruaja e tij po kalonte një gjendje të vështirë dhe se rrezikonte që ta humbiste fijen.

“Është çmenduri se si gjërat kalojnë nga shumë mirë në shumë ke

Çifti ka edhe tre fëmijë të tjerë dhe nëna shtatzënë u lumturua kur mori vesh që tashmë prite binjakë.

“U çova e turbulluar, por kur u informova, atëherë u ndjeva falënderuese ndaj Zotit. Isha në mëdyshje kur më thanë për binjakët. Isha me COVID-19 e më thanë se prisja fëmijë. Të paktën do të kujtoj diçka të mirë nga kjo kohë e tmerrshme”, tha Danielle.