Skip to content

Mblidhen për të nderuar bluzat e bardha, por i bëjnë ata të vënë duart në kokë, pasi thyejnë rregulla

Me qindra njerëz përfshirë edhe punonjës të policisë dhe të emergjencave janë kritikuar sepse injoruan rregullat për distancimin social, pasi ishin mbledhur për të duartrokitur punonjësiet e sistemi shëndetësor britanik për punën e bërë deri më tani në luftën ndaj COVID-19 në urën “Westminster”.

Fotografitë e mëposhtme u cilësuan si të turpshme pasi edhe anëtarët e sektorit publik nuk u treguan korrektë me urdhrat e vendosur.

Shumë britanikë kanë shprehur pakënaqësinë, pasi ata ose qëndruan në ballkon ose nëpër pragjet e dyerve për të diskutuar punonjësit e shëndetësisë.

Sipas mjekëve duhen respektuar masat në mënyrë që të shmanget përhapja e pandemisë.

U bënë pesë javë tashmë që në Britani po luftohet me pandeminë e COVID-19.