Skip to content

“O tempora, o mores”, PD sfidon kryeministrin për tamponët, ja propozimi

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsyeja se nuk bëhen teste masive është se kështu e kanë këshilluar ekspertët gjermanë. Kjo ishte kundërpërgjigja e Ramës ndaj atyre që i cilëson si gjithologë që kërkojnë patjetër testime, duke shigjetuar kështu opozitës.

Por ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu e ka sfiduar Ramën, duke i kërkuar atij që të publikojë raportin e gjermanëve që e kanë këshilluar të veprojë në këtë mënyrë. Sipas tij Gjermania është shteti kampion sa i përket testimeve, duke e kthyer në modelin e luftës kundër koroanvirusit.

Reagimi i plote

Kryeministri të publikoje “dokumentin zyrtar” kundër testimeve të “ekspertëve” gjermanë! Sot Kryeministri deklaron se ekspertë zyrtarë gjermanë e kanë këshilluar të mos bëjë testime të popullsisë, se në Gjermani kjo nuk bëhet, se aty testojnë vetëm personat e kontaktit…dhe këta qenkan “ekspertë” të vënë në dispozicion nga vetë Merkel!!!

O tempora o more!!!

Së pari ekspertët zyrtare, sigurisht edhe ata gjermanë për opinione kaq të rëndësishme të dhëna, lenë dokumente të shkruara me emër e mbiemër poshtë.

Së dyti dua të kujtoj Kryeministrin se në Gjermani aktualisht realizohen rreth 500 mijë teste me tamponë në javë, se ata kanë prodhuar tashmë aparatura portative e të shpejta për të realizuar këtë kudo. Mjafton të shikosh pamjet nga TV e atij vendi, të dëgjosh komentet, a të lexosh diçka, do të konstatosh se kjo po realizohet kudo aty, edhe në makinë.

Mbas pak ditësh Gjermania do të kalojë në 5 milion teste të tilla në javë së bashku me një depistim horizontal imunologjik të popullsisë kudo, në qendra pune, ambiente private e publike etj, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitet, që nga mjeku i familjes, që është në linje të pare e deri te laboratorët veterinare.

Besoj se gjithë kjo behët nën drejtimin e Zj.Merkel e ekspertëve të saj, që e kanë kthyer Gjermaninë në vendin model në këtë ballafaqim dhe jo pa dijeninë e saj, siç mund të deduktosh nga deklarimi i Kryeministrit tonë!