Skip to content

Gomonia e emigrantëve/ U vodh në Greqi dhe u kap në Vlorë, ja dy shqiptarët trafikantë (EMRAT)

Dalin detaje të reja nga gomonia 9 metra e gjatë që u sekuestrua sot në Karaburun të Vlorës. Mësohet se mjeti lundrues rezulton të jetë vjedhur në Greqi, ku pronarët e kanë denoncuar humbjen e tij në autoritetet policore dhe të jetë përdorur disa herë për të dërguar emigrantë të jashtëligjshëm drejt Italisë.

Madje vetëm një ditë më parë, mësohet të jenë dërguar 33 emigrantë drejt Italisë, me anë të kësaj gomoneje, me dy motorë. Nga këqyrja e mjetit lundrues tip gomone me 2 motorë (9 m e gjatë), nuk është konstatuar asnjë material apo send i kundërligjshëm.

Gomonia u sekuestrua ditën e sotme gjatë një operacioni të zhvilluar në Karaburun dhe në pranga ranë Dushan Spahiu dhe Paulin Koçi. Mjeti lundrues u rimorkiua dhe u ankorua në Triport, ku iu dorëzua Policisë.