Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçit, që ta kishte mendjen, gjatë mbledhjes që shvilloi me anë të një videoje me të gjithë kryebashkiakët e vendit. Në momentin që Peçi hapi kamerën, Rama mesa duket nuk i shikonte fytyrën dhe i tha të fokusohej.
“O Tërmet fokusohu, ç’e ke atë mbrapa”, -thotë Rama. “Jam jashtë, tani jam fiks në qendrën e qytetit”- ja ktheu kryebashkiaku.
Ç’ta ketë nxjerrë jashtë Tërmet Peçin në këtë orë? Pas orës 17:30, e gjithë Shqipëria është futur në izolim total, deri në ditën e hënë, ndërsa kryebashkiaku i Tepelenës paska gjetur kohë dhe mundësi për shëtitje.
Siç duket edhe nga fotoja, Peçi ka dalë në qytet i veshur spotiv dhe ka zgjedhur një kënd me gjelbërim nga pas për komunikuar me kreun e qeverisë.
Por, duket se kjo është një shkelje e karantinës, ndoshta ka nisur monitorimin në terren, duke qenë se Tepelena është një prej bashkive që përfiton lehtësirta më të mëdha, duke filluar nga e hëna.
