Skip to content

Detaji bën diferencën/ Rama me inicialet në xhaketë, si janë vendosur bashkë gërmat E dhe R

Kryeministri Edi Rama mbajti sit një video-komunikim me qytetarët nëpërmjet Facebook, nga ku dha edhe disa rregulla e masa të reja, për lëvizjen në vijim. I veshur me këmishë të bardhe dhe me xhaketë të zezë, mbi jakën e kryeminitrit pikasi një detaj.

Siç shihet edhe në foto, mbi jakën e xhaketës së Ramës shihen inicialet e stampuara. Në pamje të parë, nuk kuptohet mirë, por aty është shkruar E dhe R.

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme me anë të një komunikimi live nga zyra e tij ku edhe dha lajmin se edhe kjo fundjavë do të na gjejë të karantinuar në shtëpi. Kreu i qeverisë doli edhe për Bashkitë që do të “hapen” të parat, duke i përmendur me emra.

Sipas tij, masat lehtësuese do të nisin javën që vjen, ndërsa udhëtimi nga qyteti në qytet do të jetë i ndaluar edhe për disa kohë për shkak të rrezikut të infektimit. Rama foli edhe për planin ekonomik dhe për kërkesën e opozitës për testime masive.