Janë konfirmuar në Kukës edhe gjashtë raste të reja me virusin vdekjeprurës koronavirus. Kështu në këtë qytet numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 18.
Burime për “News24” bëjnë me dije se në këto 6 raste të reja janë 5 efektivë të Policisë së Shtetit, stafit të turnit, efektivit të parë dhe një familjare.
Tashmë Kukësi konfirmohet si një vatër e re, por ende nuk janë bërë të qarta rrethanat se nga e mori virusin efektivi i policisë.
