Të moshuarit janë lejuar të dalin sot nga shtëpitë në kuadër të lehtësimit të masave kundër koronavirusit.
Parqet dhe rrugët kanë qenë plot që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa mjaft prej tyre e kanë tepër të nevojshme të lëvizin për shkak të problemeve me këmbët.
“Po më pëlqen shumë. Edhe shpinën e kam të ngrohtë. Kemi dalë të marrim rreze dielli dhe të shpijmë këmbët”, shprehet një i moshuar teksa ka dalë në park me bashkëshorten e tij, e cila thotë se është duke mbajtur Ramazan.
Ndërkohë, një tjetër shprehet se nuk kanë se ku të shkojnë, thjesht do të sillet vërdallë në qytet dhe sërish në shtëpi.
“Do të sillem vërdallë dhe do të shkoj në shtëpi. Nuk ke çfarë bën tani”, shprehet ai.
