Berati është shfaqur sërish në hartën Covid-19 të Shqipërisë me një tjetër rast pas shërimit të një të prekuri disa javë më parë.

Bëhet fjalë për një 16 vjeçare nga fshati Kostren i Beratit, e cila është konstatuar pozitive me koronavirus, raporton Abc News.

E reja ka patur temperaturë dhe rrjedhimisht ka kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët pas bërjes së testit konstatuan se ishte pozitive. Nuk dihet ende se si u infektua 16 vjeçarja.
Vajza është izoluar në shtëpi bashkë me familjarët e tjerë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Raste të reja sot:

-18 raste në Krujë
-6 raste në Kukës
-4 raste në Tiranë
-2 raste Kurbin
-1 rast Lushnje
-1 rast Berat
-1 rast i importuar nga Greqia
-1 në Burrel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re