Prej mesdites lideri i opozites Basha po zhvillon nje mbledhje me te gjitha strukturat e partise demokratike per te diskutuar situaten e krijuar per shkak te koronavirusit.
Takimi po zhvillohet online dhe pjese e tij jane anetaret e kryesise, ish-deputetet e kreret e degeve te grupuar sipas zonave qe mbulojne.
Vete basha ka njoftuar se ne qender te mbledhjeve ka qene situata e veshtire me te cilen po perballen qytetaret.
“Shteti ka lënë në harresë mijëra familje në nevojë dhe biznese. Shumica nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë apo mbështetje nga qeveria, ndërkohë që ju duhet të paguajnë edhe faturat e rritura të dritave dhe ujit”, ka deklaruar kryetari i PD, Basha.
Lideri i opozites ka porositur strukturat te jene ne kontakt me qytetaret per tu dhene zë problemeve te tyre.
Nga ana tjeter Basha i ka bere thirrje qeverise qe pa asnje vonese të shpërndajë fondet e mbijetesës ku te perfshihen të gjitha familjet dhe njerëzit në nevojë.
Sipas liderit te opozites gjate qeverisjes socialiste shqiptarët kanë paguar taksat më të larta në rajon, prandaj sot qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë.
