Skip to content

“S’kemi mundësi të bëjmë testime masive”, mjeku Tase tregon si mund të luftohet COVID-19: Duhet hetim i saktë epidemiologjik

Mjeku kardiolog, Mihal Tase, është shprehur sot se në Shqipëri nuk ka kapacitete për të bërë testime masive. Në një intervistë në News 24, Tase u shpreh se, dhe në të gjithë botën nuk është kjo mundësi pasi nuk ka kohë dhe mungesa e financave.

Për mjekun, mjafton që të bëhet saktë hetimi epidemiologjik dhe vetëm kështu mund të luftohet COVID-19.

“Testim masiv nuk bëjmë dot. Po flasim për fuqitë më të mëdha ekonomike. SHBA ka bërë pesë milionë testime, është shumë e vështirë t’i bësh të gjithëve. Nëse ndiqet mirë anketa epidemiologjike. Sa më mirë të bëhet anketa me kontaktet e pacientit do ishte bërë gjë e madhe. Kjo do ishte e pamjaftueshme. Nuk teston dot tetë miliardë njerëz, prej ekonomisë dhe kohës”, u shpreh Tase.