Skip to content

Raporti/ Vatra e re e Covid-19 në Krujë, ja pasojat nga përkeqësimi i pandemisë

Në kontinentin aziatik, në atë afrikan dhe në Amerikën Latine nuk pritet shfaqja e ndonjë epiqendre të re pandemike; gjendje në përmirësim në vendet e Oqeanisë

Në shkallë globale treguesit e përhapjes së pandemisë dëshmuan rritje gati të dyfishuar të numrit të të shëruarve

Në vendet europiane vijoi prirja pozitive, me një rritje mesatare ditore të numrit të të sëmurëve në kufijtë nën 3 për qind

Në vendin tonë pati përkeqësim të treguesve, prej vatrës në Krujë, por përsëri vendi i të shëruarve ndaj të sëmurëve gjithsej qendron në 56.6 për qind (më e larta në rajon) dhe numri i të sëmurëve rëndë vazhdon uljen

(Paraqitje panoramike e përhapjes së pandemisë së shkaktuar nga Corona-virus-i, sipas vëzhgimeve dhe vlerësimeve të E-group-it ndërdisiplinar “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave)

1. Në fazën e tanishme: e cilësuar si “fazë e kalimit në përmbyllje të epiqendrës së pandemisë në kontinentin europian” (me 1.2 milion të prekur), pas mbylljes së epiqendrës aziatike (330 mijë të prekur si Azi) shpërthyer në Kinë dhe vazhduar me Iranin e në Korenë e Jugut; pas frenimit të ritmeve të përhapjes dhe mbërritjes së pikut në SHBA (rreth 930 mijë të prekur); me të drejtë pyetet nëse ka rrezik për ndonjë epiqendër të re në kontinentet e tjera apo në shtete të mëdha.
Në fakt, të dhënat tregojnë se në Azi, pas dominimit të pandemisë në Kinë, në Korenë e Jugut, në Japoni dhe së fundi edhe në Iran, vatra të tjera “të mëdha” të pandemisë nuk ka. Vendi më i prekur është India, e cila raporton vetëm 24 mijë të prekur; pas saj vijnë Pakistani dhe Indonezia, me rreth 11 mijë të infektuar. Vendet e tjera aziatike janë me një numër të sëmurësh nën kufirin e 8 mijë vetave. Edhe ritmi i shtimit të tyre është raportuar “i kontrollueshëm”, çka përforcon argumentin se në këtë rajon nuk pritet shfaqje e ndonjë epiqendre të re të madhe pandemie.

2. Në kontinentin afrikan ka një përhapje të Corona-virus-it me 3-4 mijë të infektuar vetëm në shtetet e Afrikës Veriore si Egjipti, Algjeria e Maroku dhe në Afrikën e Jugut. Nga vendet e tjera afrikane raportohen shifra të ulëta ose s’ka fare informacion, çka nuk flet për rrezikun e ndonjë epiqendre të re.

3. Oqeania ka ruajtur që nga fillimi një përhapje të moderuar të pandemisë. Australia numëron vetëm 6.670 të prekur dhe është në fazën e daljes, si dhe shumë vende të tjera të rajonit.

4. Amerika Latine sot ka rreth 120 mijë të prekur nga pandemia gjithsej, me një trend shtrirjeje të kontrolluar të saj. Shteti më i madh dhe me numrin më të lartë të të prekurve, Brazili, me 51 mijë të infektuar, ka deklaruar prej disa ditësh ulje të numrit të të sëmurëve. Kili gjithashtu ka ulje të numrit të të sëmurëve, pavarësisht ndonjë lëkundjeje.

5. Në shkallë globale dje treguesit e përhapjes së pandemisë kanë dëshmuar rritje gati të dyfishuar të numrit të të shëruarve, që arrijnë në rreth 53 mijë vetë. Ndërkohë numri i të prekurve rishtas u rrit me 3.88 për qind, nga 3.1 për qind ditën e mëparshme. Kjo rritje është për shkak të dyfishimit të numrit të të sëmurëve në Ekuador (me një shtesë prej 11 mijë veta në një ditë); si dhe të rritjes së tyre në përqindje në SHBA, nga 3.7 për qind një ditë më parë në 4.4 për qind dje.

6. Europa vazhdoi trendin pozitiv të ditëve të fundit, duke shenjuar një rritje mesatare ditore të numrit të të sëmurëve në kufijtë nën 3 për qind. Në vendet e mëdha dhe në një shumicë vendesh të tjera europiane ky tregues ishte nën 2 për qind, duke përfshirë edhe rajonin tonë. Franca, për herë të parë që nga përhapja e pandemisë, pati ulje në shifra absolute të numrit të të sëmurëve faktikë. Në katër vendet e mëdha europiane, në vendet e rajonit, si dhe në ato me të avancuarat në fazën e daljes nga pandemia, si Islanda, Luksemburgu, Austria, Zvicra etj. është rritur përqindja e të shëruarve, duke kalur dhe 80 përqindëshin.

7. Në vendin tonë dje u përkeqësuan treguesit e kontrollit të pandemisë, kryesisht për shkak të vazhdimit të përhapjes së saj në Krujë. Kjo vatër e re e ka vonuar me një javë periudhën e daljes së Shqipërisë nga pandemia. Pavarësisht nga kjo, pozitive është që: numri i të shëruarve kundrejt numrit tërësor të sëmurëve qendron në nivelin më të lartë në rajon, me 56.6 për qind; që qendrat e mëdha urbane të vendit, duke përfshirë Tiranën, vazhdojnë të ruajnë një ritëm rritjeje nga zero deri në 1.5 për qind dhe që numri i të sëmurëve në terapi intensive vazhdon uljen.

*Raporti është buletini ditor i Akademisë së Shkencave mbi situatën në Shqipëri, por edhe në botë.