Skip to content

“Mirëmëngjes nga unë, Luli dhe shokët e tij”/ Rama nxjerr videon: Sa janë blerë maskat dhe veshjet mbrojtëse

 

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’u urojë shqiptarëve një ditë të mbarë, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me tenderat për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID-19.

Kreu i qeverisë ka lënë këtë herë thëniet e shenjta, teksa ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një video ku shfaqet vetë përballë akuzave të opozitës dhe sqaron çmimet e maskave dhe veshjeve mbrojtëse.

Postimi i Ramës

“MIRËMËNGJES nga unë, Luli dhe shokët e tij

Teksa në video shihet një pjesë nga deklarata e ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj për këto tendera sekretë, kryeministri jep përgjigjen e tij se nuk ka asnjë të tillë. “Çfarë sekreti ka këtu?! Nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete.

Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore, për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesat thelbësore të shtetit. Po të ishin sekrete nuk do të ishin publike.”, tha Rama. Po ashtu në video është shkëputur edhe një deklaratë e Abielajt, i cili thekson në emër të PD-së se maskat mbrojtëse qeveria i ka blerë me një shifër 6.5 euro. Ndërkohë, Rama i përgjigjet kësaj akuze me një formë ironie, ndërsa shton; “Me vërte?! Maskat mbrojtëse FFP2 janë blerë me 4.14 euro”.

Po ashtu, kreu i Ekzekutivit zgjedh që ta mbyll videon, duke iu përgjigjur edhe akuzave të liderit të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa shkruan se: “Boll! 7X7 nuk bëjnë 42”, duke i kujtuar kështu lapsusin kryeopozitarit.

MIRËMËNGJES nga unë, Luli dhe shokët e tij🧍‍

MIRËMËNGJESnga unë, Luli dhe shokët e tij🧍‍

Publiée par Edi Rama sur Samedi 25 avril 2020