Një tjetër person raportohet se ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 në vendin tonë. Burime të “News 24” bëjnë me dije se bëhet fjalë për një person rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në orën 2 të mëngjesit të sotëm.
Sipas “News 24” pacienti ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku po trajtohej prej dy javësh.
Nuk ka ende një konfirmin zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me këtë rast.
Kjo e çon në 28 numrin e viktimave si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.
