Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video shpjegues edhe të gjatë të publikuar në facebook iu është përgjigjur akuzave të vazhdueshme të PD për tenderat e kryera gjatë kohës së fatkeqësisë natyrore për pajisje mjekësore, sidomos maska, ushqimet në spitale dhe letrat higjenike. Duke perdor edhe ironine ne titullin ne video ” Mrgj, nga une , Luli dhe shoket e tij”, Rama thotë se nuk ka tendera secrete sic pretendon selia blu por kontrata thelbësore në interes tyë shtetit dhe cdo gjë ka qënë publike.
Nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete. Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore, për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesat thelbësore të shtetit. Po të ishin sekrete nuk do të ishin publike.
Rama shton se blerja e maskave mbrojtëse të tipit FFP2 është bërë nme cmimin 4.14 euro ndërsa PD deklaronte se ishin blere me 6.5 euro. Cmim më i ulët sec pretendon Pd, shton Rama, është edhe ai me të cilin janë blerë veshjet mbrojtëse.
Ndërsa nuk lë pa përmendur edhe një tjetër akuze të vazhdueshme të bërë nga Alibeaj për tenderin e ushqimeve.
“Kjo kompani që thotë PD është pjesë e një grupi të madh e të mirënjohur të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që operon prej vitesh në fushën e tregtitë së ushqimeve. Kontrata u lidh jo për 1.5 mln euro por për vetëm 830 mijë euro”.
