Skip to content

Rrahu gazetarin në mes të Fierit, arrestohet polici

Policia e Fierit ka arrestuar efektivin me iniciale A.B dhe shokun e tij me iniciale D.R, pasi akuzohen se kanë goditur me mjete të forta dhe me grushta gazetarin e një portal.

Raportohet se SHÇBA ka prangosur oficerin e Patrullës së Përgjithshme në Stacionin Policor Roskovec dhe qytetarin, të cilët goditën për motive të dobëta një person në qendër të qytetit.

Sipas policisë, ata akuzohen për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërrimit të pronës” kryer në bashkëpunim. Po ashtu, dje drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu pezulloi nga detyra policin, për shkak të ngjarjes ku u përfshi.