Shtatë pacientë të tjerë ja kanë dalë që të fitojnë betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 410 numrin e të shëruarve në vendin tonë.
Ministria e Shëndetsisë bën me dije se të shëruarit e fundit janë të gjithë pacientë të konfirmuar me Covid 19 nga Shkodra.
Shkodra është qyteti i dytë me numrin më të madh të të infektuarve, 104 raste të konfirmuar me Covid 19, 55 prej tyre tashmë janë shëruar.
Ndërkohë në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë, fatmirësisht kjo është një tendencë që vijon të jetë e qëndrueshme.
Dëri më tani numri i të infektuarve në vendin tonë është 726, ku 28 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
