Zv.Presidenti amerikan Mike Pence ka anashkaluar darkën në të cilën ai duhej të ulej në një tryezë me kreun ceremonial të Koresë së Veriut, Kim Yong-nam, njofton BBC.

Pence e hasi papritur z. Kim, por ata u përpoqën ta shmangin përballjen direkte me njeri tjetrin, njftoi agjensia e lajmeve Yonhap.

Ndërkohë, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in ka takuar duart me motrën e liderit të Koresë së Veriut në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.

Lojërat janë duke u zhvilluar në mes tensioneve të shkaktuara prej programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Zv.Presidenti amerikan Mike Pence ka marrë me vete si të ftuar në Korenë e Jugut, babanë e amerikanit që vdiq pasi u lëshua nga burgjet e Koresë së Veriut, Fred Warmbier.

Ndërkohë, Koreja e Veriut ka zhvilluar një paradë ushtarake që ishte caktuar të mbahej në prill, por u përshpejtua.

Pence dhe z. Kim Yopng-nam ishin ftuar nga Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike. Por, Pence u largua pas 5 minutash nga vendi ku u zhvillua pritja. Në ceremoni, z. Moon tha se ai shpresonte që Lojërat Olimpike të mbaheshin mend si dita e fillimit të paqes. Ai do të takohet për bisedime me delegacionin e Koresë së Veriut të shtunën, sipas agjensisë së lajmeve Yonhap.

Motra e liderit koreanoveriot, Kim Yo-Jong është anëtarja me pozitën më të lartë të delegacionit të Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike.

Ajo është anëtarja e parë e familjes sunduese të Veriut që viziton Korenë e Jugut që nga lufta midis dy Klkoreve 1950-1953.s. net

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re