Skip to content

Grafiku/ 726 të infektuar, kurba  dhe piku i arritur më 12 prill nga Covid-19

Kur kanë kaluar një muaj nga koha e shfaqjes së rasteve të koronavirusit, në Shqipëri ka 726 të infektuar në total dhe 410 të shëruar, shifrat më të fundit flasin për një rritje të kurbës.

Për biologun Ethem Ruka shifrat e fundit nuk mund të cilësohet optimiste dhe këtë e shpjegon me anë të një grafiku në paraqitjen e rasteve, duke i krahasuar në raport me të shëruarit dhe të infektuarve.

” Përtej datës 12 prill, që unë e konsideroj si arritje të pikës kritike e deri më sot, ulja e përqindjes të të infektuarve është mesararisht 0.5% në ditë, ndërsa ajo e shërimit është rritur vetëm me 0.57% në ditë”, shprehet profesor Ruka.

Postimi i plotë në Facebook

SI KANE EVOLUAR PERQINDJTE E TE INFEKTUARVE DHE TE SHERUARVE NGA 9 MARSI DERI ME SOT:

Nga data 21 mars deri më 12 prill, kur arrihet barazimi i përqindjes të të infektuarve me atë të shëruarve, përqindja mesatare ditore e infektimeve është ulur me 2.31% çdo ditë, ndërsa ajo e të shëruarve është rritur mesatarisht me 2.13% në ditë.

Përtej datës 12 prill, që unë e konsideroj si arritje të pikës kritike e deri më sot, ulja e përqindjes të të infektuarve është mesatarisht 0.5% në ditë, ndërsa ajo e shërimit është rritur vetëm me 0.57% në ditë.

E gjithë kjo tablo tregon se nga 12 prilli e deri më sot situata, megjithëse nën kontroll, ka ardhur duke u përkeqësuar në raport me gjithë periudhën para 12 prillit.

E thënë me fjale të tjera nëse do të ruhej trendi i shërimit dhe uljes së infektimit si para 12 prillit sot do të kishim rreth 78% të shëruar dhe vetëm 15% pacientë pozitiv.