Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion të përditësuar mbi rastet e reja me koronavirus në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 10 rastë me COVID-19, shumica në Tiranë.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 të infektuar me koronavirus në Shqipëri, 9 në Tiranë dhe 1 në Shkodër”, tha Mira Rakacolli.
Nga ana tjetër, raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 pacientë.
Në total numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 736.
