Shqipëria numëron deri tani 286 të sëmurë aktivë me koronavirus, ndërkohë që 422 pacientë kanë fituar betejën me koronavirusin.
Abc News ka bërë një përmbledhje të të gjitha qyteteve të prekura deri tani duke përllogaritur edhe numrin e të sëmurve aktivë në raport me të prekurit në total.
Vendin e parë të të sëmurëve aktivë vazhdon ta mbajë Tirana me 115 raste të tillë, ndërkohë që Kruja ndonëse e treta për numrin e të prekurve renditet para Shkodrës me të sëmurë aktivë me 40 raste më shumë. Ndërkohë Durrësi, një qytet me numër të lartë të prekurish 42 të tillë, numëron vetëm 5 të sëmurë, ndërkohë që 37 të tjerë janë shëruar plotësisht.
LEXO EDHE: Ia dolën, tre qytetet e shëruara plotësisht nga koronavirusi
Ndërsa Kurbini është qyteti që nuk ka asnjë të shëruar me 31 të prekur e të sëmurë aktivë njëhkohësisht, në ndryshim nga Lezha, Rrogozhina dhe Tropoja ku janë shëruar të gjithë të infektuarit. Bilanc poizitv paraqet edhe Korça me 19 infeksione, ku 18 prej tyre e kanë fituar këtë betejë duke rezultuar negativë në të dy testet.
Harta, si renditen qytetet në bazë të personave të sëmurë akitvë me Covid-19
1-Tiranë, 115 raste
2-Krujë, 84 raste
3-Shkodër, 44 raste
4-Kurbin, 31 raste
5-Fier, 10 raste
6-Kukës, 8 raste
7-Durrës, 5 raste
8-Elbasan, 3 raste
9-Lushnje, 3 raste
10-Has, 2 raste
11-Mirditë, 2 raste
12-Korçë, 1 rast
13-Kavajë ,1 rast
14-Vlorë, 1 rast
15-Pukë, 1 rast
16-Berat, 1 rast
17-Mallakastër, 1 rast
18-Mat, 1 rast
19-Lezhë, 0 raste
20-Rrogozhinë, 0 raste
21-Tropojë, 0 raste
