Skip to content

Njoftimi i rëndësishëm për ata që kanë aplikuar për karta identiteti, apo pasaporta biometrike

Kjo fazë e liri-daljes së qytetarëve ka parashikuar edhe një vendim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që kanë apikuar për karta apo pasaporta biometrike. Sipas zëvendësministres Rovena Voda, fasha orare për tërheqjen e dokumenteve biometrike nga sot bëhet nga 08:00 dhe në 16:00.

Por këtu ka vetëm një problem, sepse kjo lëvizjet përfshihet në dy orët e lëvizjes me leje që u është dhënë qytetarëve. Ndërkohë, Ministria e Brendshme, thotë se ccdo person që ka aplikuar për kartë identiteti, apo pasaportë duhet të paraqitet në zyrat e tërheqjes së kartave ID dhe pasaportave, pas njoftimit me sms dhe duke respektuar masat mbrojtëse për Covid 19.

Voda shton se duke menaxhuar këtë fazë me kujdes, do të kalohet në fazën tjetër, atë aplikim e riaplikime për dokumente biometrike.