Skip to content

Shqiptarët nuk do votojnë më në qershor, ja kur pritet të mbahen zgjedhjet

Palët politike në Tryezën për Reformën Zgjedhore kanë rënë dakord në parim për ndryshimin e periudhës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Deri sot parashikohej që zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore të zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 14 marsi deri në 30 qershor ose nga 15 shtatori deri në 30 nëntor.

Ka pasur propozim që kjo periudhë të shtrihet: nga 15 prill deri në 15 maj ose 1 tetor deri në 31 tetor dhe se palët janë në prag të një dakordësimi për periudhën 15 prill – 15 maj.

Sipas anëtarëve të Tryezës së Reformës Zgjedhore, mbajtja e zgjedhjeve në muajin qershor ka ndikuar negativisht sa i përket procesit të turizmit.

Nëse zgjedhje parlamentare të 2021 do të mbaheshin në fund të qershorit, pritet që me këtë propozim të jenë mes periudhës 15 prill-15 maj.