Skip to content

Konfirmohen me koronavirus disa të dënuar tek burgu nr.302 në Tiranë

Konfirmohen me koronavirus disa të burgosur në paraburgimin nr.302 në Tiranë.

Gazetarja Ajgena Korbi raporton për se se të burgosurit janë konstatuar me koronavirus gjatë ditës së sotme. Tamponët u janë marrë ditën e djeshme dhe tashmë ka dalë përgjigja.

Pas konstatimit të tyre mësohet se është izoluar i gjithë kati i dytë i burgut nr.302.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u pyet sot paradite nëse kishim të bënim me një vatër të re koronavirusi në burgun nr.302, por ajo zgjodhi të mos bënte komente të tjera duke shpjeguar se çfarë do të thotë një vatër e re koronavirusi.

Ndërkohë gazetarja Glidona Daci raporton se avokatët kanjë një javë që nuk lejohet të takojnë klientët e tyre në ambientet e këtij paraburgimi.

“Ky lajm po mbahet i fshehur nga institucionet përgjegjëse dhe deri më tani Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar se do të bëjnë një deklaratë gjatë orëvë në vijim”, raporton gazetarja.

Nuk dihet ende se si janë infektuar të burgosurit. Deri më tani janë konfirmuar 17 persona të infektuar në burgun nr.313 dhe paraburgimi nr.302 tek “Mine Peza” ka qenë i pastër.