Skip to content

A duhet të hapen shkollat dhe të lahemi në det? Mjeku Tritan Kalo jep përgjigjet

Mjeku Dritan Kalo ka shpjeguar se përse ende nuk duhet që të nisë mësimi në shkollat shqiptare, me pandeminë e COVID-19 që ende shfaq rrezik.

“Mjediset shkollore kanë dalë jashtë funksionit për shkak të tërmetit. Nxënësit janë transferuar në shkolla të tjera ku klasat kanë pasur edhe mbi 40 individë.

E pamundur të studiosh në mjedise të tilla. Hapja graduale e bizneseve ne 2 javë. Do ketë analiza të hollësishme nëse kemi mbërritur aty ku presim, apo kemi përkeqësim të situatës.”, tha Kalo në emisionin “Open”

Ai foli edhe për urdhrin e policisë për të mos u larë në det.

“Rreziku për popullatën është i vogël. Por sa të sqarohen gjëra të tilla, a ka rrezik infektimi apo jo nëpërmjet ujërave të zeza, është mirë që të evitohen kontakte që mund të sjellin një mënyrë tjetër të të infektuari. Pra, derisa ekziston një mundësi e vogël, më mirë të shmangen larja në det, hë për hë”.