Skip to content

Detaje të reja/ Sa janë të prekur nga koronavirusi sipas rretheve dhe sa janë të shëruar. Katër zonat ku nuk ka më të sëmurë

Gjatë 24 orëve të fundit, nëntë pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID19.

Drejtoresha e ISHP-se, Albana Fico theksoi se duke u nisur nga shifrat duket qarte se numri i të shëruarve është më i lartë.”

Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme”-theksoi ajo, duke publikuar edhe harta dhe shpërndarjen gjeografike me numrin e të prekurve dhe të shëruarave për çdo zonë.

Në katër zona në vend, të gjithë të prekurit janë tashmë të shëruar e konkretisht në Lezhë, Rrogozhinë, Tropojë dhe Mallakastër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:

Bashkia
Të prekur
Të shëruar

Tiranë
309
188

Shkodër
107
64

Krujë
97
9

Durrës
42
38

Fier
37
29

Kurbin
31

Korçë
19
18

Elbasan
18
15

Kukës
18
10

Lezhë
14
14

Has
14
12

Kavajë
9
8

Lushnje
7
4

Vlorë
5
4

Pukë
5
4

Mirditë
5
3

Rrogozhinë
4
4

Tropojë
4
4

Berat
3
2

Mallakastër
1
1

Mat
1