Skip to content

Punonjëset e fasonerisë sërish në kërkim të pagës së luftës

110 punonjëse të një fasonerie në qytetin e Korçës kanë tubuar për të shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me mospërfshirjen në listën e përfituesve të pagës së luftës.

Ato fajësojnë biznesin fason që për shkak të mosreagimit në kohë nuk kanë mundur të përfitojnë pagën e luftës, pavarësisht se kanë qenë korrektë karshi punëdhënësit.

Nga ana tjetër ekonomisti i fasonerisë, Niko Jorgo bën me dije se procedura është kryer brenda kuadrit ligjor, por në kohën kur fasoneria ka mbyllur aktivitetin, nuk kishte dalë akti normative dhe punonjëset përfitojnë asistencë dhe jo pagën prej 26 mijë lekësh vendosur nga qeveria.

Mospërfitimi i të gjitha punonjëseve të asistencës ka sjellë këtë shqetësim pasi shumë prej tyre me këto të ardhura mbulojnë shpenzimet familjare. Kjo nuk është tubimi i parë i këtij lloji na punonjëset e fasonerive në Korçë, por ndryshe nga herët e tjera ankesa ka qënë jo ndaj degës së tatimeve por ndaj punëdhënësit.