Skip to content

Konfirmohet vatra e re e koronavirusit në burgjet shqiptare, çfarë ndodh me të infektuarit

Shefja e ISHP-së Albana Fico gjatë deklaratës për mediat kofirmoi se dy persona  që ndodhen  te paraburgimi 302 në kryeqytet janë infektuar me COVID.

“Dy të burgosur kanë qenë në paraburgim dhe janë transferuar“. Megjithatë, Fico nuk shpjegoi se ku janë transferuar dy personat që ndodheshin te 302 dhe që rezultuan të infektuar.

Ndërkohë, pak ditë më parë u konfirmuan 13 raste me koronavirus në burgun 313 në Tiranë.

Situata në rang vendi

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa ka shkuar në 750 numri i të prekurve.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër. Aktualisht, 30 persona me koronavirus kanë ndërruar jetë në Shqipëri.