Skip to content

Tregtarët e Lezhës në protestë: Hapni tregun, vetëm kështu mund të ushqehemi

Të mbetur pa zgjidhje pas mbylljes së tregut për shkak të masave ndaj epidemisë, tregtaret në Lezhë zhvilluan një tjetër protestë dhe kërkuan takim me përfaqësuesit e bashkisë këtë të martë.

Tregtaret thonë se janë taksapagues të rregullt dhe bashkia në koordinim me pronarin e tregut duhet të marrin masa për krijimin e kushteve për mbrojtjen nga koronavirusi.Sipas tregtareve kjo situatë po ju vështireson jetesen, pasi nuk kanë asnjë mundësi tjeter të jetuarit.

Në mbështetje të tregtareve ishte edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj, e cila i kërkoi bashkisë të krijojë kushtet dhe të hapet sa më parë tregu.

Tregu i lire i qytetit të Lezhës u mbyll me urdher të Bashkisë Lezhë 1 javë më parë, për shkak të mungeses së masave mbrojtëse për mbrojtjen nga koronavirusi.