Skip to content

Bardhi: I rrezikshëm propozimi për uljen e pagave nga Rama, ja çfarë fshihet pas shtyrjes së masave

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, e ka quajtur një eksperiment të ri dhe shumë të rrezikshëm me shqiptarët, propozimin që po bëhet nga kryeministri Edi Rama përmes Ilir Beqajt për uljen e pagave në sektorin publik e privat, si mënyrë për të furnizuar qeverinë me parà.

“Një propozim kriminal dhe i papranueshëm për çdo qeveri, që vendos të parin interesin e qytetarit. Ditën kur propozon uljen e pagave të qindra mijëra njerëzve, Edi Rama ka paguar për PPP mafioze të inceneratorit të Tiranës 650 mijë euro. Po të mos kishte hallin e biznesit të vet me mafian e plehrave, me kaq parà, Edi Rama mund të kishte siguruar pagën e 3125 njerëzve të mbetur pa punë.

Qeveria ka akoma të paktën 220 milionë euro të paprekura nga koncesionet korruptive dhe shpenzimet e luksit që ka planifikuar për këtë vit.”, shkroi Bardhi në Facebook.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të PD-së, qeveria ka parà, por Edi Rama nuk heq dorë nga pagesat për aferat e pista, duke paguar klientët e tij me paratë e shqiptarëve.

“Vetëm për kompanitë e Ministrit më të keq të Shëndetësisë në të gjitha kohërat, Edi Rama ka paguar 40 milionë euro në 6 vjet. Prandaj, e përdor tani Ilir Beqajn për të testuar qytetarët deri ku mbajnë.

Ky është një nga qëllimet pse ai zgjati pa asnjë kuptim gjendjes e fatkeqesisë natyrore. Kërkon të mbajë me në këmbë qeverinë e tij të falimentuar duke vjedhur edhe djersën e ndershme të shqiptarëve. Ky është një tjetër projekt për të vazhduar grabitjen në kohë pandemie dhe për të fshehur dështimin e tij!”, përfundoi Bardhi.