Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se nuk do të ketë ulje të pagave apo pensioneve të shqiptarëve. Shqetësimi në vend u rrit pas deklaratës së bërë nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili sugjeroi që të uleshin pagat dhe pensionet në mënyrë që të shmanget ngërçi ekonomik. Nga shumë ky u konsiderua si një plan i mazhorancës.
Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se nuk do të ketë ulje të pagave apo pensioneve të shqiptarëve. Shqetësimi në vend u rrit pas deklaratës së bërë nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili sugjeroi që të uleshin pagat dhe pensionet në mënyrë që të shmanget ngërçi ekonomik. Opozita këtë e quajti plan kriminal, ndërsa Rama reagoi publikisht për këtë propozim. “Nuk i funksionon gjuha e mendja. Ka shkëputje tw prizës. Nuk ka ulje pensionesh. Të gjithë mund të thonë ide të caktuara, por sa i përket qëndrimit zyrtar të qeverisë dhe timit, kurrë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve dhe pagave. Nuk do të preken për asnjë arsye në botë. Është vërtet një situatë e vështirë, ku duhet të përballesh me transferimin e një fjale të thënë diku, që kthehet pastaj në akuzë kundër meje, por nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveçse të mos i marrim seriozisht dhe të qeshim pak me ta.”, tha Rama.
“E bëj të qartë që nuk do të ketë prekje të pagave apo pensioneve. Janë shtuar akuzat për një plan kriminal në dëm të shqiptarëve në lidhje me këtë, apo se qeveria nuk mendon për qytetarët nga persona të caktuar, por këto akuza nuk duhet të merren tjetër, veçse me të qeshur”, tha Rama.
