Skip to content

Burgjet shqiptare/ 18 të prekur me koronavirus, 22 policë në izolim të plotë

Ka shkuar në 18 numri i të prekurve nga koronavirusi  në burgje. Kjo është shifra zyrtare ndërkohë që avokatët dhe familjarët e të paraburgosurve pretendojnë një shifër më të lartë. Vatra e infeksionin vijon në paraburgimin 313, ku sërish IShP është kthyer për të bërë tamponët.

Saimir Visha kreu i shoqatës së avokatëve penalistë kundërshton dërgimin e të burgosurve të infektuar ne regjimin e ashpër 41 bis. Valbona ka mbërritur në gjykatë pasi është informuar nga disa të paraburgosur se i vëllai është prekur nga CoVid

Ndërkohë avokatë të të burgosurve që nuk përfituan qëndrim të përkohshëm gjatë pandemisë njëkohësisht me kërkesat e dorëzuara ne gjykatë, këmbëngulin akoma më tolerance nga autoritetet, për ti ngjasuar veprimeve që ndërmorën burgjet jashtë vendit.

Zyrtarisht mësohet se katër qeli me të paraburgosur janë futur në karantinë në paraburgimin 302, në të gjitha burgjet janë futur në karantinë 22 policë burgjesh nga të cilët vetëm njëri prej tyre rezulton i infektuar.