Ish- kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nw lidhje me përplasjen me Edi tha se nuk kanë ndikuar fare miqësia me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Haradinaj u shpreh se askush nuk ia prish dot miqësinë e tij me shqiptarët e Shqipërisë, por thotë që në rastin me Ramën ishte në rrezik ndarja e Kosovës.
”Kam një histori të gjatë të bashkëjetesës me shqiptarët nga vitet ’90 si dhe vëllanë Luanin, që është dëshmor ne kemi gjetur strehë për të pasur një marrëdhënie interesi brenda familjes. Na kanë mbështetur dhe ne ndjejmë shumë për gjithë vëllezërit dhe motrat me shqiptarët. Askush nuk i prish dot marrëdhëniet e mia.”, tha Haradinaj nw “Real Story” duke shtuar “Marrëdhëniet e krisura me Ramën nuk burojnë nga miqësia ime me Berishën dhe Metën. Vijnë nga plani për ndarjen e territoreve. Kur kam ardhur në Shqipëri ishte kryeministër Berisha, gjithmonë më pas kam kërkuar takim me Fatos Nanon kur ishte opozitë. I vetmi dallim apo e vetmja situatë ndryshe ishte rreziku i ndarjes së Kosovës.”
