Presidenti i Tunizisë, Mohamed Beji Caid Essebsi, ka vendosur për edhe një muaj të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend, të vendosur në nëntor të vitit 2015, për shkak të sulmeve terroriste.

Nga Kabineti i presidentit tunizian bëhet e ditur se ky vendim është marrë pas konsultimeve të presidentit Essebsi, kryeministrit Yusufa Sahida dhe kryesuesit të Parlamentit Muhammed Nasir.

Gjendja e jashtëzakonshme për herë të fundit është zgjatur për tre muaj në nëntor të vitit të kaluar, raporton aa.

Njëri nga sulmet u krye në Muzeun e njohur Bardo, ku humbën jetën 22 persona. Sulmi tjetër ndodhi në plazhin e hotelit kur u vranë 38 persona, ndërsa sulmi i tretë në qendër të Tunizisë, kur gjatë sulmit mbi autobusin e sigurisë së presidentit të vendit humbën jetën 12 persona. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re