Ditën e sotme u mbajt seanca e tretë plenare në Kuvend, pas situatës së krijuar në vend nga pandemia koronavirus.
Në seancën e kësaj të enjtje, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 95 vota pro, 6 kundër, 3 abstenim aktin normativ për “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues, të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”.
Por përveç kësaj, vëmendje të madhe morën edhe masat mbrojtëse që deputetët kishin marrë.
Ashtu si dy seancat e mëparshme, edhe kësaj radhe, deputetët u shfaqën me maska dhe doreza.
Më poshtë do të shihni momentet e hyrjes së deputetëve në sallë, ku sigurisht gjithë vëmendjen e marrin zonjat e Kuvendit, ku shfaqen gjithë stil dhe elegante.
