Irlanda do ta shqyrtojë  heqjen e kufizimeve me anë të një plani  çdo 2-4 javë.

Do të jetë një lehtësim gradual, por qeveria do të ndërhyjë më herët nëse gjërat shkojnë mirë, tha Kryeministri në detyrë Leo Varadkar.

Varadkar renditi pesë kritere që duhen marrë parasysh sa herë që konsiderohet një ndryshim: përparimi i sëmundjes, aftësia e kujdesit shëndetësor , testimi dhe aftësia e gjurmimit të kontaktit, aftësia për të mbrojtur grupet në rrezik me sëmundje egzistuese dhe niveli i vdekshmërisë.

“Lehtësimi i kufizimeve aktuale do të jetë i ngadaltë dhe gradual. Heqja e kufizimeve nuk do të pasqyrojë domosdoshmërisht mënyrën në të cilën u përshkallëzuan, “i tha Varadkar parlamentit, duke shtuar se plani do të përfundonte të premten.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko